Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri


Ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, është ndarë sot nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga delegacioni i BE në Shqipëri ku në një postim në mediat sociale shkruajnë se Lohan është larguar nga kjo botë.

Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, shkruan delegacioni i BE në Facebook.

Një mesazh ngushëllimi ka ndarë dhe ish-minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati. Po në Facebook, ish-minsitri shkruan: Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *