Vendosni fjalën kyçe....

Dule i kthehet Ramës e ironizon lidhjen me Erdoganin: Kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin  e “sabahut” a të “akshamit”


Kreu i PBDNJ-së i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama pasi ky i fundit e quajti sot ‘fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë’, Shpëtim Idrizi.

Në një deklaratë zyrtare, Dule i kujton kryeministrit Rama atë që kryeministri ka thënë për të në vitin 2012.

Në atë deklaratë Rama e vlerësonte Dulen si të vetmin kryetar partie në vend që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri.

Po kështu në fjalën e tij në konfresin e 20-të të PDBNJ-së, kryeministri Rama e vlerëson Dulen si qytetar fisnik e politikan dinjitoz.

Më herët, kreu i PDIU-së, Idrizi, iu përgjigj Ramës pas thumbimit të këtij të fundit që e quajti atë sekser të Çamërisë.

“Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 :

“E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptare. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira  dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë. Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…” – citohet në deklaratën e PBDNJ-së fjala e Ramës në kongresin e partisë në vitin 2012.

Në fund, Dule pyet kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e ‘sabahut’ apo të ‘akshamit’ duke ironizuar në njëfarë mënyre lidhjen e Ramës me presidentin turk, Erdogan.

“Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?” – thuhet në deklaratën e PDBNJ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *