Vendosni fjalën kyçe....

Von de Leyen hedh dritë mbi paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë


BE-ja do shpallë paketën e saj të 12-të të sanksioneve të lidhura me Ukrainën ndaj Rusisë javën e ardhshme, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një fjalim para anëtarëve të parlamentit ukrainas.

Sipas von der Leyen, kufizimet e reja do përfshijnë ndalime shtesë të importit dhe eksportit dhe veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës ruse.

Ajo deklaroi se blloku po planifikon gjithashtu të prezantojë “masa të ashpra” të reja ndaj kompanive të vendeve të treta që anashkalojnë sanksionet ekzistuese pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për më tepër, paketa do të përfshijë sanksione personale kundër 100 individëve rusë.