Vendosni fjalën kyçe....

Meta rekomandim për partitë: Në lista sa më shumë pedagogë dhe sa më pak biznesmenë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në deklaratën për mediat nga Korça dha edhe një rekomandim për partitë politike kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e listave për kandidatë në KSHZ.

Meta thotë që listat të kenë sa më shumë pedagogë, të rinj të arsimuar dhe patriotë. Ndërsa më tej tha se listat duhet të kenë sa më pak biznesmenë.

Sa më shumë pedagoge dhe pedagogë. Sa më shumë të rinj të arsimuar dhe patriotë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Jo se kam diçka me sipërmarrësit, por është e rëndësishme që në Kuvendin e ardhshëm të kemi njerëz me integritet që kanë të parin interesin publik. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm”-deklaroi Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *