Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për grupin e Laert Haxhiut, prokuroria e Elbasanit ia përcjell dosjen SPAK-ut


Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laret Haxhiut. Ajo argumenton se bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal e për këtë arsye ia ka kaluar dosjen SPAK-ut.

Disa nga krimet e grupit të Laert Haxhiut u zbuluan pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Bëhet fjalë për 16 ngjarje kriminale ndër të vila 4 vrasje në Shqipëri e 2 në Greqi.

Po kështu sipas dëshmisë së Tafanit, grupit kishte planifikuar të vriste prokuroren e SPAK-ut Doloreza Musabelliu dhe ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi.