Vendosni fjalën kyçe....

Dortmundi zor se e mban talentin, Haland kërkohet nga Bajerni i Mynihut.


Sulmuesi i talentuar i Dortmundit, Haland, është në shënjestrën e Bajernit të Mynihut. 20-vjeçari që ka ardhur të verdhezinjtë verën e shkuar po bën një paraqitje mbresëlënëse me ekipin me të cilin ka shënuar 32 gola në 34 ndeshje.

Megjithatë me ekipin e tanishëm lojtari nuk mund të shkojë larg duke qenë se Dortmundi endet diku sipër mesit të renditjes dhe Bajerni i Mynihut është klubi që i siguron një vitrinë shumë më të mirë talentit.

Bavarezët kanë bërë gati ofertën megjithatë për norvegjezin interesohen një numër i madh ekipesh e mbetet për t’u parë cili do arrijë ta bindë atë.