Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për vaksinimin e personelit shëndetësor, tre viktima mes infermierëve 24 orët e fundit


Tre infermierë kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 në vend. Njoftimi është bërë nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Infermierët që kanë ndërruar jetë janë Nerim Vaçi nga Mati, Lindita Peshku në Tiranë e një infermiere tjetër në Lushnjë.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të viktimave mes bluzave të bardha. Në muajin shkurt më shumë se 10 mjekë e infermierë ndërruan jetë lidhur me Covid-19.

Përtej deklaratave të Ramës për vaksinimin  e bluzave të bardha, procesi nuk ka përfunduar ende ndërsa viktimat mes tyre sa vijnë e shtohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *