Vendosni fjalën kyçe....

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngjitjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal


Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e mundshme të kryeministrit Edi Rama në të.

Boçi tha se Rama s’do shpëtojë kësaj radhe dhe do përgjigjet para komisionit.

Në këtë komision hetimor, është paralajmëruar të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal.

Kemi firmosur 45 deputetë për të ngritur komisionin hetimor që të nxjerrim Ramën nga vrima e kamares. Jo vetëm komisioni do e nxjerr nga kamaria, por dhe protesta e 11 shkurtit. Rregullorja e përcakton qartë se kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrim që të ngrihet. Rama ka harxhuar taksat e shqiptarëve. S’do shpëtojë kësaj radhe. Ai do vijë në Komision Hetimor si ‘çeço’ dhe do përgjigjet. Ky komision do marrë detajet dhe do kërkojë të gjitha takimet e Ramës dhe skandalin e tij për të korruptuar institucionet e qeverisë amerikane, me qëllim goditjen e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, dhe opozitës. Gjithçka do kthehet në bumerang”, tha Boçi.