Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj nis shantazhin për mbylljen e “RTV Ora”


Kur po bëhen dy muaj nga përgjimet e antimafias italiane, Erion Veliaj ka zgjedhur të flasë, por jo për ngjarjen.

Në mënyrë të paprecedentë, del hapur se qëllimi është të mbyllë gojën e gazetarëve e pse jo dhe të televizionit.

E këtë nuk e bën vetëm në intervistat televizive, pa pasur kënd përballë, por edhe në takimet e regjistruar me studion e tij super të shtrenjtë lëvizëse.

Në qershor të 2020, mediat italiane i dekonspiruan homologun e Veronës Flavio Tosin dhe ish ish-drejtuesin e kompanisë “Amia”, Andrea Miglioranzi.

Ata dyshohet se kishin vendosur shoqërinë në dispozicion të aktiviteteve të paligjshme të një bosi të “Ndragheta-s”, Antonio Giardino, i njohur me nofkën “Totareddu”. Dhe pyetja është, cili është politikani në foto dhe video me ish kryebashkiakun e Veronës.

Flavio Tosi dhe Erion Veliaj

Në një investigim të Ora News dhe mediave të tjera rezultoi se Kompania “Amia” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”.

Veliaj e Tosi ishin kumbarët e kompanisë që hetimet e vërtetuan varësinë nga mafia. Por edhe atëherë Veliaj heshti. E sot sërish nuk flet por sulmon median.

Shpejt, kjo çështje u harrua dhe jeta vazhdoi me lajmet e gatshme të Lalit, apo ashtu siç shprehet ai në rrethe miqësore kryeministrit të ardhshëm.

Në kohën kur duhet të japë llogari, ai krijon tymnajë, skemë që qytetari i pari i Tiranës e bën sa herë kapet mat.

Por këtë radhë ka zgjedhur ti sulet gazetarëve.

Duhet thënë se është e vërtetë që prej shtatë muajsh televizioni është nën sekuestro. E kemi thënë atëherë që ishte sulm politik, dhe e themi edhe sot.

E deklarata e Lalit është mjaft domethënëse për aksionin.

Por ajo që Lali nuk thotë, është se edhe gazetarët paguhen me firmën e administratorëve, tash shtatë muaj… apo … kemi hyrë në të tetin.

Mos vallë Lali akuzon ministrat e Brendshëm, dikur Lleshaj sot Çuçi?

Vëmendjen këtë herë tenton ta riktheje tek media që publikoi dosjen e bujshme, që duket se e ka shqetësuar jo pak Veliajn.

Por Djalli jo gjithmonë arrin fshihet. Dhe përgjimet duket se e kanë nxjerrë zbuluar.

Qartë dhe pastër, në përgjime mafiozët flasin për takime me Veliajn, leje pallatesh shumëkatëshe në qendër të Tiranës por dhe tendera kundrejt dhënies së 20 për qindëshit.

Disa ditë zbatoi Omertën, ose Kodin e Heshtjes.

Prej hallit që e kishte zënë, futej nga një derë e dilte nga tjetra. Vinte me biçikletë e për t’iu shmangur gazetarëve në ato ditë të para ikte me makinë , vetëm e vetëm për të shmangur përgjigjet para logos që dikur aq shumë e çmonte.

Çudia këtë herë nuk zgjati tre ditë.

Por ngjarjet u mbivendosën dhe përgjimet e mafiozëve për planet në Tiranë, duket sikur u gjerbën me kafet e halleve të përditshme.

E këtu, Veliaj mori guxim dhe u hodh në sulm.

Në studio apo televizionin e tij lëvizës ku është vetë producent, nisi fushatën e terapisë publike.

Herë sulmonte opozitën e herë e mediat që u dhanë zë përgjimeve.

Por kjo nuk synon vetëm zhvlerësimin e lajmit.

Tashmë për të SPAK ka zbarkuar në bashki.

Një deklaratë e tillë së pari synon të intimidojë hetuesit, e më pas çdo media apo gazetar që për interes publik guxon të tregojë të vërtetat e pushtetarit.

Dhe ky nuk është rasti i parë apo i vetëm. Historia e mediave jo vetëm në Shqipëri tregon se gazetarët nuk shantazhohen vetëm jashtë syve të publikut por edhe drejtpërdrejtë.

Dhe një rast i tillë mund të jetë dhe ky i kryebashkiakut. Pas tentativave për mbylljen e televizionit sulmi u drejtua te ata që kanë guxim t’i drejtohen me pyetje të cilave nuk i pëlqen t’i përgjigjet.

Prokurorët e SPAK u angazhuan në Itali e para opinionit se do të zbardhin të vërtetën e përgjimeve të Ndraghetës e Rolin e Erion Veliaj në planet e Mafias në Tiranë.

Shpejtësia dhe saktësia e këtij hetimi, ndoshta është sprovë e fortë për Reformës në Drejtësi.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *