Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi mbledh drejtuesit e LSI-së: Presion i madh ndaj nesh nga qeveria, po bëjmë një listë denoncimesh


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbledhur këtë të premte kryetarët e degëve të kësaj force politike në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se e di që për ta ka qenë e vështirë sepse presioni i qeverisë ndaj LSI-së sipas saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Ajo deklaroi se paratë e inceneratorëve janë hedhur kundër LSI-së.

“E di që është e vështirë. Presioni i qeverisë ndaj LSI-së është i jashtëzakonshëm. Pema që ka kokrra gjuhet, Ne ekzistojmë. I lëmë pa gjumë natën. I bezdisim. Ne kemi marrë vota për 11 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

Paratë e Inceneratorëve kanë qenë të hedhur kundër LSI. Kapja e opozitës me paratë e Inceneratorëve ishte një nga dëmet më të mëdha ndaj Shqipërisë. U thye shpresa e ndryshimit. Shqiptarët besonin në ndryshim po tradhtia do i kushtojë edhe të ardhmes së Shqipërisë. Secili nga ne e ka të domosdoshme për të gjetur veten në betejat që do vijnë.”- deklaroi Kryemadhi.

Megjithatë, sipas Kryemadhit është koha të nisin me një energji të re dhe paralajmëroi një sërë denoncimesh në prokurori.

“Ka ardhur koha të ristartojmë me energji të re dhe një passion që gjendet brenda nesh. Kemi mundësi pa fund për të ristartuar dhe për të riorganizuar. Po bëjmë gati një listë të madhe denoncimesh që do ia dërgojmë prokurorisë. Edhe pse shumë gjëra zvarriten kur bëhet fjala për mbështetësit e qeverisë. Nuk kemi frikë për ta evidentuar.”– u shpreh Kryemadhi.