Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa në Fushë-Krujë, 80-vjeçarja shpëton por mbetet ‘në qiell të hapur’


Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bakushe Visha rreth orës 07:30 të mëngjesit, në një banesë ku jetonte e vetme një grua e moshës 80-vjeçare.

Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës ishte mes flakëve dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të zjarrfikësve.

Për fat të mirë e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas televizionit “News 24”, e moshuara edhe pse i shpëtoi mirë flakëve për fat të keq ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është shkrumbuar e gjitha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *