Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet 3D: Kantieri i mushkërisë së re të Durrësit


Sikurse çdo mëngjes tjetër, edhe sot kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga një kantier ndërtimi bashkë me pamjet e projektit 3D.

Bëhet fjalë për ndërtimin e ekoparkut të Durrësit. Në videon e Ramës tregohen pamjet se si ka qenë më parë ky vend, që përdorej si vendgrumbullim i mbetjeve në Durrës e që sipas kryeministrit tanimë është kantieri i mushkërisë së re të këtij qyteti.

“MIRËMËNGJES
dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *