Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e djegur një makinë pa targa në Fier


Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është gjetur i shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier.

Makina është pa targa dhe dyshohet se mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit.

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.