Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja godet zyrtarë e organizata ruse me sanksione lidhur me arresitimin e Alexey Navalny-t


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve dhe bizneseve ruse si pjesë e tensioneve në rritje rreth burgosjes së figurës së opozitës Alexey Navalny, u tha gazetarëve administrata e presidentit Joe Biden të martën.

Duke folur me gazetarët gjatë një thirrje konference, një zëdhënës tha se masat e reja ishin futur si pjesë e një lëvizjeje të bashkërenduar me Bashkimin Evropian. Brukseli njoftoi gjithashtu një paketë dënimesh të martën kundër zyrtarëve rusë që ata i konsideruan përgjegjës për arrestimin e Navalny dhe për abuzimet e ‘të drejtave të njeriut’ gjatë protestave.

Sidoqoftë, ndërsa Brukseli publikoi emrat e katër nëpunësve publikë, të cilët tani do të përballen me kufizime, Uashingtoni nuk ka publikuar ende listën e atyre që do të godasë me sanksione.

Po kështu, sanksionet amerikane thuhet se priten kundër 14 organizatave që do të përballen me ndalime eksporti dhe sanksione të tjera. Ndërsa nëntë janë biznese ruse, tre janë me qendër në Gjermani dhe një është në Zvicër. Subjekti përfundimtar thuhet të jetë një institut kërkimor shtetëror.

Sipas Uashingtonit, ata që do preken nga sanksionet janë përfshirë në ‘prodhimin e armëve biologjike dhe kimike’ si dhe ‘aktivitete që janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA dhe interesat e politikës së se saj të jashtme’.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, tha të martën se masat perëndimore janë ‘të paligjshme dhe të njëanshme, të ngjashme me masat që kolegët tanë amerikanë dhe anëtarët e BE-së marrin edhe herë të tjera pa ndonjë arsye’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *