Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Lidershipi i PD-së ka probleme me legjitimitetin, gjithmonë do shpikë një fajtor


Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën e parë për një media që pas zgjedhjeve të 25 prillit ka folur për zhvillimet politike.

Meta ka folur edhe për përplasjet në PD duke theksuar se është fakt që opozita ka problem me legjitimitetin.

Kreu i Shtetit shtoi se ky lidership nuk mban përgjegjësi dhe gjithmonë shpik një fajtor.

“Është fakt që opozita ka një problem me legjitimitetin e lidershipit, pasi ky lidership nuk mban, përgjegjësi. Gjithmonë do të shpikë një fajtor. Vetë e ka pranuar Basha se ka një dualizëm në drejtimin e PD-së. Nuk e di se sa e vërtetë dhe reale është kjo sepse nuk kam qenë pjesë e forumeve të tyre. Mendoj se PD-ja si një aset i rëndësishëm kombëtar, si një parti që mbron interesin kombëtar dhe parti e lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më demokratike e bashkëpunuese këtë situatë”-deklaroi Presideni Meta.