Vendosni fjalën kyçe....

“Ai do ikë në pranverë, SHBA-BE do shtojnë presionin” – Shefja e opozitës në Bjellorusi parashikon largimin e Lukashenkos


Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko do të largohet nga posti i tij këtë vit, mbase edhe para se të mbarojë pranvera. Kjo sipas ish-kandidates presidenciale Svetlana Tikhanovskaya, e cila thotë se protesta paqësore së shpejti do të korrë frytet e duhura.

Duke folur për gazetën gjermane Bild am Sonntag, Tikhanovskaya zbuloi besimin e saj se presioni i jashtëm dhe i brendshëm ndaj udhëheqësit për një kohë të gjatë do të çojnë në zëvendësimin e tij.

“Shpresojmë për një aleancë të fortë me administratën e re të SHBA-së e BE-së. Presioni do të rritet dita-ditës dhe në një ccast të caktuar do e detyrojë Lukashenkon që ai të largohet.” – tha ajo.

“Regjimi i Lukashenkos do të bjerë këtë vit. Unë mendoj se ai do të jetë zhdukur në pranverë.” – vuri në dukje ajo, duke pretenduar se presidenti po mban pushtetin e tij vetëm me forcë dhe dhunë.

Sidoqoftë, Tikhanovskaya pranoi se bjellorusët janë mjaft pesimistë për një ndryshim të mundshëm në udhëheqje, me sa duket se asgjë nuk ka ndryshuar në gjashtë muaj që kur protestat filluan verën e kaluar.

Zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë u zhvilluan në 9 gusht, me rezultatet zyrtare që nxorrën Lukashenkon si fitues me 80,10% të votave për një mandat të gjashtë në detyrë.

Tikhanovskaya ishte rivalja e tij më e afërt me 10.12% të votave, megjithëse mbështetësit e saj besojnë se vota ishte e manipuluar dhe ajo është fituesja e vërtetë. Para zgjedhjeve, Tikhanovskaya nuk ishte e përfshirë në politikë dhe vetëm hyri në qendër të vëmendjes kur burri i saj, Sergey Tikhanovsky, u dërgua në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *