Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen studentet e rrëmbyera nga grupi i armatosur në Nigeri


Një grup prej gati 300 vajzash që u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore javën e kaluar, tashmë janë liruar.

Policia tha se vajzat u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga konviktet në shkollën e tyre në Jangebe, Zamfara, dhe u çuan në një pyll.

Guvernatori i shtetit tha të martën se grupi ishte çliruar dhe vajzat tani ishin të sigurta.

Rrëmbime të tilla kryhen për shpërblim dhe janë të zakonshme në veri të Nigerisë, shkruan BBC.

Dhjetëra vajza u panë të mbledhura në një ndërtesë qeveritare në Zamfara pasi u morën atje me një flotë minibusësh.

“Më gëzon zemrën njoftimi për lirimin e studentëve të rrëmbyer…”- shkroi Guvernatori Bello Matawalle në Twitter. Ai shtoi se kjo vinte pas disa përpjekjeve të autoriteteve për lirimin e tyre.

“Unë u bashkohem të gjithë nigerianëve me qëllime të mira që të gëzohen me ne pasi vajzat tona janë tani të sigurta”.

Autoritetet thanë se 279 vajza ishin liruar dhe se shifra e dhënë javën e kaluar nga policia se bëhej fjalë për 317 vajza të rrëmbyera, nuk ishte më e saktë. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mospërputhja vinte për shkak të faktit se disa vajza kishin ikur menjëherë pas rrëmbimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *