Vendosni fjalën kyçe....

Gal Gadot tregon barkun e rrumbullakosur, në pritje të fëmijës së tretë (FOTO)


Aktorja e Wonder Woman, Gal Gadot ka zbuluar të hënën në mëngjes lajmin se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Artistja 35-vjeçare me origjinë nga Izraeli shpërndau një foto në “Instagram” ku shihej krah bashkëshortit të saj dhe dy vajzav, ndërsa kishte veshur një fustan të bardhë prej mëndafshi. Të gjithë i mbanin duart në barkun e saj.

“Ja ku fillojmë përsëri”– shkruan ajo krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)


Në fakt dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë u ngritën që të dielën mbrëma në ceremoninë e “Golden Globes”, ku ajo kishte veshur një fustan të bardhë të lirshëm.

Gadot është e martuar me Yaron Varsano që nga viti 2008 dhe së bashku kanë dy vajza: Maya, tre vjeç dhe Alma, nëntë vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *