Vendosni fjalën kyçe....

7 raste të reja, shkon në 1231 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1231, me 7 raste pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje, në 24 orë janë realizuar 207 teste, çka do të thotë se që nga fillimi i pandemisë deri sot janë realizuar gjithsej 12.340 testime për Covid-19.

Alsat shkruan se rastet e reja janë regjistruar në Tetovë (3) në Kumanovë (2) dhe në Koçani (2).

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar, të cilët e kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Bëhet fjalë për 4 persona nga Shkupi, 4 nga Dibra, një nga Strumica, një nga Kumanova, tre nga Shtipi, tre nga Prilepi, pesë nga Koçani dhe tre nga Tetova. Kështu janë shëruar gjithsej 224 persona.

Sjellim ndërmend se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, është shënuar edhe një viktimë tjetër nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Llabunishta Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në shtetin fqinj shkon në 55.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *