Vendosni fjalën kyçe....

Danial Craig i jep lamtumirën ‘James Bond’-it, përlotet gjatë përshëndetjes (Video)


Daniel Craig i dha lamtumirën rolit të tij si ‘James Bond’ dhe bashkëpunëtorëve që ai njohu gjatë rrugës, në një video emocionale të shpërndarë në Twitter.

Në klipin, i cili thuhet se u regjistrua në xhirimet e ‘No Time To Die’ në vitin 2019, aktori 53-vjeçar u shfaq i emocionuar e u përlot ndaj bashkëpunëtorëve, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e tyre.

Craig ka qenë i përfshirë me serinë e filmave spiunë që nga viti 2005 kur ai bëri debutimin e tij si personazhi titullar në ‘Casino Royale’.

Gjatë fjalimit të tij, Craig, vuri në dukje se shumë nga anëtarët e ekuipazhit të pranishëm kishin bashkëpunuar me të në të gjithë filmat e tij ‘Bond’.