Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet me Nasip Naçon në Berat dhe e quan “mik special”, qytetari ia pret: Shenjë dëshpërimi


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat, ku krahas tij shfaqet dhe ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço.

Gjatë fjalës së tij, Rama e quajti Naçon “mik special” ndërsa tha se sot ka nevojë për mbështetjen e të gjitha forcave.

“Jam këtu sot sëbashku me disa prej kolegëve dhe duke qenë se sot këtu bashkë me mua me Blendin dhe kryetarin e bashkisë edhe një tjetër mik, në rastin e sotëm është një mik special, por pastaj do jetë po kaq special sa të gjithë ose i zakonshëm sa të gjithë, Nasipin, që është këtu si një deputet i kësaj zone dhe po ashtu si shprehje shumë kuptimplotë e një fakti të rëndësishëm në këndvështrimin tim, që në këtë zonë për të vazhduar punën dhe për të çuar para projektet e nisura dhe për të plotësuar kornizën e projektit të mar të transformimit të të gjithë qarkut të Beratit. 

Sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim të madh dhe të rëndësishëm forcash, sepse sfidat e mëdha të kësaj kohe të vështirë nuk janë sfida të majta dhe të djathta, nuk janë sfida partiake por janë sfida jetësore.”- tha Rama.

Ndërkohë që Rama fliste këto fjalë, një qytetar ia pret me një koment thumbues gjatë transmetimit live, duke e tuajtur paraqitjen e tij me Naçon si “shenjë dëshpërimi”.

Pas largimit të Nassip Naços nga LSI-ja dhe pas bashkimit të këtij të fundit me PS-në, në qarkun e Beratit socialistët kanë bërë një fushatë të ashpër kundra kësaj force politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *