Vendosni fjalën kyçe....

Nasip Naço e Gledion Rehovica: I morëm LSI-së 112 gra në Berat, pastrojmë ‘llumin’


Ditën e sotme Nasip Naço ka zhvilluar një takim me disa gra të cilat kanë qenë më parë pjesë e LSI-së në Berat.

Gjatë këtij takimi, ka folur ish-kryetarja e Gruas e Rajonit nr.2 të LSI-së në Berat, Entela Vreko e cila ka thënë se 112 gra janë larguar nga LSI dhe i bashkohen Partisë Socialiste.

Duke folur në emër të këtyre grave, Vreko ka deklaruar se ky ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm ndërsa ka hedhur akuza ndaj LSI-së se është kthyer në parti klanore.

“Jam e keqardhur që LSI është kthyer në një parti klanore dhe farefisnore. Pakënaqësitë tona kanë filluar që në vitin 2015 me eksperimentin që lidershipi i LSI-së ka bërë kryesisht me bashkinë e Beratit. Modeli që LSI solli në bashkinë e Beratit ishte një model qeverisje i dështuar që në nisje,si pasojë e vendosjes së një kryetari (kushëri) hajdut, imoral, tinëzar dhe shpitëzi. Ky ishte modeli i korrupsionit,nepotizmit,ryshfetit dhe pabesisë që vuajtën jo vetëm anëtarët e LSI-së por gjithë qytetarët e Beratit.

Tendera korruptivë dhe pa cilësi,punësime nepotike dhe me pagesë si dhe imoralitet pa fund. Sot LSI këtë model na e risjellë si qelibar kandidat për deputet. Si mund të jemi ne më pjesë e kësaj partie dhe të votojmë këto modele që na imponohen nga larte? Si mund t’ja bëjmë ne këtë qytetarëve të Beratit dhe fëmijeve tanë? Ne nuk ja lejojmë më vetes të përdoremi dhe ripërdoremi për interestat e ngushta familjare të askujt. Na ngelet vetëm një gjë për të bërë,të ikim për të mos turpëruar veten tone.”– tha Vreko, citon Ora News.

Pas saj, një koment e bëri edhe Nasip Naço, i cili u shpreh se se ky është vetëm fillimi.

“Nuk dua të merrem me të kaluarën, dua të merrem me të tashmen dhe me të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm sot është fillimi dhe janë 112 gra që përfaqësojnë strukturat e gruas së LSI-së në bashkinë e Beratit, të cilat në mënyrë vullnetare, të pastra jo ‘llumi’ mbështesin Partinë Socialiste për mandatin e tretë për një Shqipëri Europiane.”– ka thënë Naço.

Ndërkohë ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica tha se do vazhdojë të pastrojë LSI-në nga llumi: “Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi, pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *