Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Kompania e sondazheve të publikuar te Top Channel ka pasur klient kryesor Partinë Socialiste


 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetet sociale denoncimin mbi mënyrën e bërjes së sondazheve.

Qytetari digjital ka denoncuar se kompania IPSOS e kontraktuar nga Top Channel për sondazhet para zgjedhjeve ka pasur më parë si klient kryesor Partinë Socialiste.

Denoncimi është shoqëruar me foton ku shihet logon e IPSOS dhe Partisë Socialiste.

Denoncimi i plotë:

Arben Malavita paraqet sondazhin e PS si sondazh te pavarur te TCH!

Lexoni denoncimin e ekspertes se kompanisë. sb

Përshëndetje doktor, po shikoj sondazhin ne Top Channel. unë jam një ish punonjëse e Ipsos në Shqipëri. kam punuar për projekte ku klienti kryesor i joni ishte Partia Socialiste. ju siguroj me 100% . kompania mjafton te tregoj bilancin dhe faturat e prera drejt Partisë Socialiste në këto 7 vjet. Është një sondazh krejtësisht i manipuluar. ju Përshëndes

Fotoja është blur, pasi nuk e nxjerrin dot, por dalin siglat