Vendosni fjalën kyçe....

Gallata e Sondazheve – Top Channel manipulon grafikun e vet


Sondazhet në vendin tonë sidomos përpara zgjedhjeve shkojnë përtej dhënies së një perceptimi dhe matjes së kampioneve në terren duke kaluar në një gallatë të vërtetë.

Kjo është shfaqur sot me Top Channel i cili publikoi sondazhin nga kompania IPSOS që nxori sipas Top Channel “47% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur”.

Ky titull i Top Channel ishte në kundërshtim me të dhënat e grafikut të publikuara nga vetë ata.

Ndoshta një lapsus në titull apo një dëshirë për të nxjerrë që “Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur”.

Më pas ky titull është ndërruar duke reflektuar të dhënat e grafikut që tregojnë se vetëm 38% e shqiptarëve mendojnë se po shkon në drejtimin e duhur vendi ndërsa 47% mendojnë se po shkon në drejtimin e gabuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *