Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas çmimit të DASH-it për Dvoranin: Drejtësia vonon por s’harron, u godit harbutërisht pse s’iu dorëzua së Keqes


Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen e Ardian Dvoranit e 11 personaliteteve të tjera në botë si ‘Kampion të Antikorrupsionit’, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Ai e quan këtë çmim një inkurajim të jashtëzakonshëm për ata që luftojnë për reformën në drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë, Dvorani është goditur harbutërisht pasi nuk është dorëzuar presionit të së keqes e vlerësimi e shkrin baltën e imoralitetit politik e mediatik që u hodh ndaj tij.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.” – shkruan Rama në Twitter.