Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në të njëjtin linjë me Metën: Të larguarit nga LSI-ja janë llum, hiqen sikur janë larguar po i kemi përzënë ne


Kryetarja e LSI-së, tha sot se ka të njëjtin mendim si presidenti Meta lidhur me të larguarit nga radhët e LSI-së.

Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ku tha se ata që hiqen sikur janë larguar nga LSI-ja, në fakt janë përzënë prej saj.

Ditën e djeshme presidenti Meta i quajti ‘llum’ të larguarit nga forca politike që drejtohet nga bashkëshortja e tij.

Gjatë intervistës, Kryemadhi theksoi se rezultatet e partisë që drejton në zgjedhjet e 25 prillit do jenë surprizë.

“Rezultatet e LSI-së do të jenë surprizë për mediat dhe opinioni publik, por jo për vetë LSI-në. Frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimit që ai i bën situatave të krizave, i bëjnë njerëzit të votojnë kundër tij. Sigurisht që kam të njëjtin mendim. Çdo figurë që shitet sikur ka ikur nga LSI-ja, në fakt e ka larguar LSI-ja. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për LSI-në, pasi mosha 18-24 vjeç do të jenë bindshëm votuesit e partisë tonë. Njerëzit që kanë frikë bërtasin për sondazhet.” – tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *