Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra bën detyrën ndaj Serbisë, Brazili i kishte mbyllur llogaritë më herët


Zvicra është ekipi i fundit që i bashkohet valles së ekipeve të kualifikuara në fazën finale të Botërorit të Katarit duke qenë se Brazili e kishte prere biletën që pas ndeshjes së dytë.

Zvicra arriti të fitojë një ndeshje spektakolare ndaj Serbisë që dhuroi 5 gola. Të parët në avantazh kaluan zvicerianët me Shaqirin, megjithatë serbët përmbysën gjithçka brenda pak minutash me Mitroviç e Vlahoviç.

Gjithsesi Zvicra arriti të barazojë ende pa u mbyllur pjesa e parë me Embolo.

Me nisjen e pjesës së dytës, Zvicra kaloi përpara me Freuler, rezultat të cilin arriti ta ruajë deri në fund.

 Në ndeshjen tjetër, Kameruni arriti të mundë Brazilin ngushtësisht 1-0 po pavarësisht kësaj Brazili e ka siguruar kreun duke qenë se ka fituar ndeshjen e drejtpërdrejtë më Zvicrën.