Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti që i mori jetën dy elektricistëve, ministrja Balluku: OSHEE do kujdeset për familjet e viktimave


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Gjirokastër, ku humbën jetën dy punonjës të OSHEE-së.

Balluku tha se OSHEE do të kujdeset për dy familjet e viktimave, të cilët humbën jetën ndërsa po udhëtonin për të riparuar një defekt në nënstacionin e Gjirokastrës.

Ministrja Balluku tha gjithashtu se u kishte kërkuar drejtuesve të OSHEE-së dhe të OST-së që të shpërblenin punonjësit e tyre, për punën e vështirë që kanë kryer gjatë këtyre ditëve në kushte të motit ekstrem.

Deklarata e Ballukut

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të OSHEE-së të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së djeshme.

Ismet Isaraj 64 vjeç dhe Selfo Kafaj 52-vjeç, me detyrën elektricist në degën rajonale të OSHEE-së në Gjirokastër. Janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 kilovoltëshe të fiderit në radiostacionin e  nënstacionit Gjirokastrës.. Pas ndërprerjes së Komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuala polumbare të cilat bënë të mundur gjetjen e trupave të tyre.

Ismeti ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familjeje dhe Selfo 34 vite, pasi e kishte nisur punën në moshën 18 vjeçare, aq vjeç sa është sot Fabiani, i biri i tij.

OSHEE-do të kujdeset për familjen e dy punonjësve në krye të detyrës. Ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike dhe të dhimbshme. Respekt për heroizmin e treguar nga punonjësit e OSHEE-së dhe OST-së në çdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti për të minimizuar dhe për të riparuar çdo defekt, çdo dëm elektrik dhe për të mos lënë askënd pa energji.

Kam kërkuar nda drejtuesi i OSHEE-së dhe drejtuesi i OST-së, të paraqesin pranë këshillave mbikëqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve, për punën e paloshur që kanë kryer gjatë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem. Faleminderit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *