Vendosni fjalën kyçe....

E zë korrenti, humb jetën 25-vjeçari në Tiranë


Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.

25-vjeçari me iniciale A.B., ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në zonën e Uzinës së Autotraktorëve’.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *