Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet e bllokuar rruga në Qafë Thanë, qytetarët mes stuhisë prej më shumë se tetë orësh (Video)


Vijon të jetë e bllokuar që prej paradites së sotme rruga në Qafë Thanë deri në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut. Vargu i makinave është kilometrik dhe makinat kanë mbetur në vendnumëro.

Mësohet se në këtë rrugë ka tre mjete të braktisura nga drejtuesit e tyre ndërsa për shkak të pritjes së gjatë dhe bllokimit të rrugës, dëbora ka arritur një trashësi të madhe duke e bërë të pamundur lëvizjen.

Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve për të larguar makinat e më pas për të pastruar rrugën në mënyrë që të rifillojë lëvizja. Ndërkohë në rrugën Milot-Lezhë lëvizja është më e normalizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *