Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka denoncuar problematikën me qarkullimin të shkaktuar nga reshjet e borës dhe ngricën.
Spahia thotë se në rrugën kombëtare në Lezhë ka ngricë dhe nuk ka asnjë borë pastruese dhe asnjë mjet që hedh kripë.
“Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.
Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.
Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët”-shkruan Spahia.