Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitje inertesh dhe zhavorri, ARRSH tregon situatën e rrugëve


Pas situatës së krijuar për shkak të shirave të dendur, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve në vend.

Sipas ARRSH-së, ka patur probleme në disa rrugë, por kjo nuk ka penguar qarkullimin e mjeteve. ARRSH thotë se po punon për të pastruar rrugën në ShënGjergj nga një masiv zhavorri ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

NJOFTIMI I ARRSH-së

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.
Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.
Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.
Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin.

Ndërkohë ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈ dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *