Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 10 të arrestuar dhe shoqëruar nga Gjykata e Krujës, mes tyre gjyqtarja Enkeleda Hoxha


Dhjetëra të arrestuar dhe shoqëruar nga Gjykata e Krujës, mes tyre edhe kryesekretarja Ela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku, gjyqtarja Enkeleda Hoxha si dhe një mjek Shkëlqim Korbi.

Arrestimet kanë ndodhur për shkak se gjyqtarja dhe avokati Aldo Tabaku dhe personat e tjerë, ishin duke u përgatitur lirimin e një të dënuar për vrasje.

Ky i fundit ishte riarrestuar nga policia disa kohë më parë, por kishte gjetur hapësirat ligjore përmes avokatit dhe gjyqtares pwr tw fituar lirimin me kusht. Mes të arrestuarve është edhe eksperti psikiatro-ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shkëlqim Korbi si edhe familjarë të dënuarish.

Kujtojmw se më herët, gjyqtarja Hoxha ka liruar edhe Indrit Doklen, Hekuran Billën si edhe Genc Tafilin duke bërë që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të niste një hetim ndaj saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *