Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me makinë në rrugën e re të Rinasit, plagosen dy adoleshentë


Dy të mitur janë plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën e re të Rinasit, ku janë përplasur dy makina.

Të plagosurit janë një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar që ndodheshin në një prej makinave, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *