Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sportisti i shpëton jetën 3-vjeçarit, e kapi në ajër pasi e hodhi e ëma nga banesa që po digjej (Video)


Ish-futbollisti amerikan, Phillip Blanks, bëri kapjen e jetës në rrethana tragjike kur shpëtoi tre-vjeçarin Jameson Long, pasi u hodh nga nëna e tij teksa apartamenti i tyre po digjej.

Ish-sportisi e ish-marinsi, Blanks, vrapoi këmbëzbathur teksa ndodhej pranë vendit të ngjarjes në Phoenix, Arizona.

Në katin e tretë, nëna e tmerruar e të miturit, Rakela, mund të shihet duke qëndruar në ballkon poshtë shtëllungave të tymit dhe duke mbajtur fëmijën e saj.

Ndërsa një shikues mund të dëgjohet duke bërtitur ‘hidhe fëmijën poshtë’, 30-vjeçarja merr vendimin e vështirë, me të cilin asnjë prind nuk dëshiron të përballet dhe hedh fëmijën e saj.

Në çast, Blanks e kap fëmijën e mitur që po binte përtokë duke i shpëtuar jetën. Babai dhe dy fëmijët e mitur shpëtuan nga ngjarja e rëndë ndërsa gruaja humbi jetën në banesën që po digjej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *