Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Eugenie sjell në jetë fëmijën e saj të parë


Princesha Eugenie, e cila ështe mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror.

Siç shkruan BBC, foshnja lindi në 08:55 të së martës në Spitalin Portland në Londrën qendrore, me peshë 3 kilogramë e 657 gramë. Si fëmija ashtu edhe nëna, janë të dy të shëndetshëm.

Ai është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës dhe i 11-ti në radhë për fronin. Në një deklaratë, pallati tha se Mbretëresha si dhe prindërit e Eugenie, ishin të kënaqur.

Pallati Mbretëror tha se bashkëshorti i princeshës Jack Brooksbank ishte në krah të gruas së tij për lindjen.

Emri i djalit ende nuk është bërë i ditur.

Si i 11-ti në radhë për fronin, i porsalinduri zë vendin e Erlit të Wessex, Princit Edward (djali i vogël i Mbretëreshës), i cili ka zbritur në vendin e 12-të.

Linja e re e trashëgimisë:

  1. Princi i Uellsit
  2. Duka i Kembrixhit
  3. Princi George i Kembrixhit
  4. Princesha Charlotte e Kembrixhit
  5. Princi Louis i Kembrixhit
  6. Duka i Sussex
  7. Master Archie Mountbatten-Ëindsor
  8. Duka i Jorkut
  9. Princesha Beatriçe e Jorkut
  10. Princesha Eugenie e Jorkut
  11. Djali i vogël i Eugenie
  12. Earl of Wessex