Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimovic tashmë edhe në rolin e aktorit, publikon sekuencën e filmit


Zlatan Ibrahimovic ende nuk është pensionuar nga futbolli, por ai tashmë ka filluar edhe një karrierë si aktor.

Sulmuesi i Milanit ka luajtur së fundi në filmin e ri të “Asterix dhe Obelix”,

Bazuar në shiritin klasik francez të filmave vizatimorë, “Asterix and Obelix: L’Empire du milieu” do të publikohet në shkurt të vitit 2023.

Ibrahimovic shpërndau video-trailerin në rrjetet sociale dhe konfirmoi se ai në film e ka rolin e një ushtari romak të quajtur Antivirus, i cili lufton kundër çdo sfiduesi.

“Së shpejti. Rroftë Franca”, shkroi 41-vjeçari.