Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj pas gjobës së KQZ-së: Do e apeloj, i kemi zbatuar protokollet e sigurisë


Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka pohuar sot se do e apelojë gjobën e marrë nga KQZ-ja më herët ditën e sotme.

Në një lidhje te drejtpërdrejtë me News24, ai tha se gjumi s’e mund dot punën ndërsa për të është e pakuptueshme të gjobitesh sepse punon.

“Jam njohur edhe me lajmin, edhe akuzat. Ishte akuza nga opozita për të ndaluar rindërtimin. Janë të dëshpëruar, duan të ndalojnë procesin.Gjumi nuk mund dot punën. Kam kohë të apeloj. Ka diçka të pandershme kur gjobitesh se punon, dhe bën me shtëpi nejrëz që bëjnë me çadër. Ndërkohë nuk gjobitesh nëse bëhesh me 5 vila, gjatë pandemisë dhe tërmetit, madje mund të kandidosh për kryeminsitër. Një kandidate tjetër ka shitur tre herë shtëpi, është dënuar, dhe kandidon me PD në Rrogozhinë e Kavajë. Nëse bën detyrën si kryebashkiak, që të bësh njerëz me shtëpi, të futen në shtëpitë që janë prokuroruar që vjet. Ka diçka thellësisht amorale. Do e apeloj. Ka drejtësi në apel, ligji nuk është shkelur.” – tha Veliaj.

Ai shtoi më tej se KQZ-ja është nën presion pasi ka marrë përsipër që të krijojë kushtet për të futur opozitën në lojë duke u bërë babysitter e saj.

Po kështu Veliaj pohoi se gjatë veprimtarive të ij zbatohen të gjitha protokollet e sigurisë si maska dhe ruajtja e distancës sociale.

“KQZ ka një sekëlldi shumë të madhe, vjen prej opozitës që iku. Ka marrë përsipër të krijojë kushtet që opozita të futet në lojë. Kanë një mision të vështirë, si nënat tona që duhet të luajë edhe ai qullaci që nuk e kap dot topin. Duhet të bëhen babysitter. Politika është lojë për të rritur. Nëse janë fëmijërorë, dikush që shtoi 5 vila jo vetëm s’kërkon ndjesë, por thotë më zgjidhni kryeministër. Ndërkohë ata që po japin shtëpi. Po bëhen qesharakë, duke shpërblyer krimin me mandat dhe punën me gjobë. Kjo është gjobë se pse njerëzit futen në shtëpi. Gjobë e kësaj natyre. Ne ruajmë distancën, heq maskën vetëm ai që është distancuar. Të gjithë mbajnë maskë, s’është gjobë shëndetësie. Por bëhet fjalë pse futëm njerëzit në shtëpi, dhe që Luli me Monikën të gjejnë shesh për përshesh.” – shtoi Veliaj në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *