Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet mes palestinezëve e policisë izraelite në Jeruzalem, lëndohen mbi 200 civilë e oficerë (Video)


Përplasje masive shpërthyen midis policisë izraelite dhe palestinezëve pranë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, ndërsa tensionet mbi dëbimin në pritje të disa familjeve palestineze u rritën në fund të muajit Ramazan.

Të paktën 200 palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë në të gjithë Jeruzalemin të premten, duke përfshirë përleshjet pranë xhamisë Al-Aqsa, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Dhjetëra njerëz u shtruan në spital, me më të prekurit që pësuan dëmtime në fytyrë e sy pasi u goditë me plumba gomee copëza granate.

Më herët, media izraelite gjithashtu raportoi se të paktën 12 oficerë policie pësuan lëndime. Përleshjet e ashpra shpërthyen pasi policia izraelite vendosi forca të mëdha në xhaminë Al-Aqsa, ku dhjetëra mijëra myslimanë u mblodhën për lutjet e së premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Adhuruesit filluan të hidhnin karrige, gurë dhe këpucë drejt policisë që u përgjigj duke përdorur plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata marramendëse. Autoritetet izraelite gjithashtu mbyllën Portën e Damaskut dhe rrethuan Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit për të marrë situatën nën kontroll.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *