Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Askush nuk e kupton vetminë e të qenit në majë


Kryeministri Rama tha sot se askush nuk e kupton vetminë e të qenit në majë, përpos atyre që e kanë provuar këtë më herët.

Teksa po përgjigjej mbi intervistën e ish-kryeministrit Fatos Nano, kreu i qeverisë tha se të qenit në majë është e vështirë dhe aspak ashtu siç mund ta mendojnë të tjerët.

“Kush ka qenë këtu e kupton vetminë e majës. Ata që nuk kanë qenë këtu kujtojnë se këtu bëhet qejf, se këtu mbretërohet, çdo gjë shkon fjollë, jepen urdhra dhe kundrohet jeta.

Në majë je vetëm dhe erërat fryjnë nga katër anët dhe kur duhet të marrësh vendime kyçe, të gjithë që i ke rrotull dhe bën punët e përditshme nuk ekzistojnë. Ata janë aty, por në fund je vetëm, je ti që duhet të marrësh vendime.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *