Vendosni fjalën kyçe....

Kreshnik Osmani dhe Altin Goxhaj garojnë me një listë të përbashkët


Kryetari i Partisë Shqiptare Atdheu dhe kryetari i Koalicionit Qytetar për Shqipërinë do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

 Kreshnik Osmani dhe Altin Goxhaj e zyrtarizuan marrëveshjen ditën e hënë, ku dhanë dhe arsyet se përse shqiptarët duhet të votojnë për ta.

“Vlerat do të jenë ata qytetarë shqiptarë që do të paraqiten në këto zgjedhje, do të jenë dhe mbi 100 studentë të cilët do të kryejnë një akt mosbindje civile dy ditë para zgjidhjeve dhe do të jetë një akt shumë i rëndësishëm për të vërtetuar dhe tezën tonë politike që ky sistem zgjedhor është i deformuar.”– deklaroi Goxhaj.

Ndërkohë Osmani tha se ky është një moment historik: “Është momenti historik që të vendosim për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e Kombit dhe kjo nuk ka për të ndodhur nëse nuk formojmë një pol politik Shqipëridashës.”

Këto dy forca politike do të kenë nevojë për 7 mijë firma, në mënyrë që të mund të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet.

Goxhaj ka treguar sot përmes një postimi në Facebook, ku është rikthyer pas 30 ditësh i bllokuar nga Facebook-u, se ka nisur tashmë me mbledhjen e firmave.

Dhe për mbledhjen e përbashkët të firmave kemi filluar Fushatën e përbashkët:

“TANI ËSHTË RADHA JUAJ:

MOS RICIKLONI PLEHRAT, FIRMOSNI VLERAT!”

Ndaj ju presim në qendrën e Koalicioni Qytetar #PërShqipërinë

(Rruga e Dibrës, nr 124, midis 9katshes së fundit dhe Selvisë, përballë Shkollës Servete Maçi, në krah të vilës Begeja) e cila është një ndër pikat ku mblidhen çdo ditë firmat e qytetarëve të Tiranës çdo ditë ora 10:00 me 14:00 dhe 16:00-20:00!”– shkruan ai ku bën me dije për qytetarët dhe vendin ku po mblidhen firmat.