Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e vdekur në banesë 47-vjeçarja në Malësi të Madhe, policia: Dyshohet se ka humbur jetën nga rrahja  


Një 47-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë në Malësinë e Madhe.

Sipas policisë dyshohet se gruaja me iniciale V.G., mund të ketë humbur për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

“Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.  Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.  Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *