Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ramën e kanë braktisur njerëzit, qytetarët duan zhvillim


Kryetarja e LSI-së deklaroi sot se kryeministri Rama është i braktisur nga qytetarët.

Gjatë një takimi nëë Njësinë 2 në Tiranë, Kryemadhi theksoi se kreu i qeverisë zgjedh të flasë 5 orë në televizor e nuk mendon si të zgjidhë hallet e njerëzve por të mashtrojë.

“Rama është një njeri që del dhe flet vetëm në televizor 5 orë, ndërkohë që është kryeministër që duhet të zgjidhë problemet e njerëzve, është i braktisur. Nuk mendon si të zgjidhë hallet e njerëzve por si të merret me llafe të mashtrojë. Tani kjo historia e batutave i ka dalë jashtë loje sepse njerëzit duan bukë. E kanë braktisur njerëzit e tij, kështu që ne nuk do të merremi me të braktisurit, por ne duam të krijojmë mundësi, të krijojmë vende pune për ju, punë të mirë paguar, të krijojmë hapësira pa fund, të zhvillohet ekonomia, të zhvillohet biznesi, të kthejnë sigurinë në vend, të kthejmë atë për të cilën ne kemi nevojë.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se njerëzit duan punë, duan zhvillim e jo mashtrimet e kryeministrit nga mëngjesi në mbrëmje.

“Sot ka ndenjur pesë orë vetëm në televizor i braktisur. Një njeri që flet me veten në televizor në vend që të merret me pandeminë, në vend që të merret me krijimin e vendeve të reja të punës e si të zgjidhë hallet dhe problemet e njerëzve, por rri e mendon si të merret me llafe, me thashetheme, të gënjejë, të mashtrojë. Njerëzit duan bukë, duan punë, duan taksa të ulëta, duan zhvillim.” – shtoi kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *