Vendosni fjalën kyçe....

Shehu i përgjigjet Ramës: Kush e merr seriozisht më këtë kryeministër?! Gënjeu për rrogat e mjekëve


Pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi disa herë gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Ky i fundit tha se Rama nuk dha asnjë premtim real në Gjirokastër ndërsa konsideron se ka gënjyer për rrogat e mjekëve.

“Rama gënjeu për rrogat e mjekëve, pasi në Gjermani një mjek e ka rrogën 2500 euro ndërsa këtu te ne sipas Ramës mjekët do e kenë pagën 650 mijë lekë të vjetra. Rama hedh rromuze në 3 D, është në ikje dhe i dështuar plotësisht.

Qarku i Gjirokastrës është një nga më të varfërat, detyrohen këta njerëz fisnikë që të largohen nga vendi i tyre. Nuk është bërë asnjë investim, nuk është bërë asnjë investim në rrugët që ishte premtuar, jemi në një qark që është në mizerie të plotë. Kush e merr më seriozisht këtë kryeministër, që është disa herë jo më poshtë Gjermanisë, por edhe nga vende të tjera të rajonit, qarku i Gjirokastrës nuk e merr seriozisht, premtimet e tij janë si ëndrra në diell.”, tha Shehu në një lidhje me televizionin FaxNews.

Gjatë vizitës në Gjirokastër, Rama tha me tallje se ka merak kur sheh kokën e Shehut kur tundet kur dëgjon Bashën.

“Ju keni edhe Tritanin këtu. Unë kam vetëm një merak për Tritanin. Kam merak mos këput, ca këputet këtu nga tundja e kokës kur dëgjon shefin. E shikoj që ka një tundje koke intenisve kur flet lule dhe them mos se do bëjë ndonjë këputje. Ju dëgjojeni Tritanin për relaks.”– tha Rama.

Po ashtu ironizoi dhe programin e PD-së për Shëndetësinë duke thënë se ata ofrojnë dhe ‘Spa e masazhe’ për mjekët, ndërsa premtoi se së shpejti pagat për mjekët e infermierët në vend do arrinin të njëjtin nivel si në Gjermani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *