Vendosni fjalën kyçe....

Krahina e Lopësit uron kandidatin: Gjeneral Pirua na nderon, jehona e tij deri në Bruksel e Washington


Krahina e Lopësit ka uruar Gjeneralin Piro Ahmetaj, i cili do jetë kandidat për deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Vlorës.

Në një mesazh në Facebook, faqja ‘Lopësi’ shkruan se Ahmetaj, i cili është nga kjo krahunë është mirëpritur nga opinion publik për zgjedhjet e 25 prillit.

Më tej në mesazhin e faqes Lopësi i bëhet një biografi karrierës ushtarake e civile të Ahmetajt ndërsa theksohet se Gjenerali është përshëndetur e nxitur jo vetëm nga ushtarakët aktivë ose rezervë në vend por edhe nga kolegët e tij në rajon, Uashington, Bruksel e Romë.

“Kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike, ishte një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare 2021. Një gjeneral i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe integrimit në NATO, Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-se, e duket se emri-risi është mirëpritur nga opinioni publik për betejën e ardhshme zgjedhore. Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha. Rreshtimi në llogoret e politikës aktive, është përshëndetur dhe inkurajuar, siç ka pohuar vetë gjenerali në rezervë, jo vetëm nga disa dhjetra mijëra ushtarakë aktivë ose rezervë dhe komuniteti i sigurisë në mbarë vendin por edhe nga shumë kolegë dhe miq të tij jashtë vendit, në Rajon, Washinton, Bruksel, Romë.” – thuhet ndër të tjera në mesazhin e faqes ‘Lopësi’ në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *