Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e punonjësit të Hipotekës në Vlorë


Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.

Makina mësohet se është pronësi të një punonjësi të Hipotekës së Vlorës, Ermal Hoxha.

“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës ‘Toyota’, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.”– thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *