Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Tragjedia e 26 nëntorit hapi mundësi të reja, strehim cilësor dhe punësim masiv


Kryeministri Edi Rama thotë se tragjedia e 26 nëntorit të vitit 2019, ku 51 persona humbën jetën pas një tërmeti dhe mijëra të tjerë humbën banesat, ka krijuar hapësira të reja.

Rama tha se procesi i Rindërtimit ka sjellë tre aspekte kryesore në vend: si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm

“Procesi i rindërtimit duhet të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Ndaj fokusin sot do ta kemi tek rindërtimit, pas tërmetit që goditi vendin dhe punësim masiv siç po garantohet për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe falë kantierëve të hapura në zonën e prekur çojnë rrogën në familjen e tyre.

Si dhe një impakt të konsiderueshëm në një ekonomi të cenuar në këtë kohë të mallkuar nga pandemia.

Si të gjitha të këqijat që nuk vijnë vetëm për keq, tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësira të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tone. Këto janë tre aspektet kryesore të këtij procesi.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *