Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 45-vjeçar akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij.
Fëmija u ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit dhe rasti është denoncuar në polici nga gjyshi i tij.
Mësohet se 45-vjeçari është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Tiranës.
“Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën ‘3 Dëshmorët’, ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.”– thuhet në njoftimin e policisë.