Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj bën bilancin e rindërtimit: E mbajtëm fjalën, sot vetëm 680 familje në çadra


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka publikuar sot shifrat e procesit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Ahmetaj tha se qeveria ka mbajtur fjalën, ndërsa zbulonte shifrat se sot vetëm 680 familje në çadra dhe 13325 familje jetojnë me bonus qiraje. Po ashtu ai tha se janë bërë mbi 70 mijë aplikime për banesa të reja.

 “Pas tërmetit të 26 nëntorit po nisim me akomodimin e përkohshëm.  Në dhjetor kishim 11 mijë familje në çadra dhe mbi 6 mijë familje me bonus qiraje. Sot që flasim janë 13325 familje me bonus qiraje, 680 familje në çadër.

Sot për shkak të dinamikës së procesit të  rindërtimit, për shkak të të rejave sepse në vetvete ka qenë një proces i pashkelur janë dashur 152 vendime qeverie për të satrukturuar gjithë procesin.

Janë 34 plane të detyruara vendore në 11 bashki. Kemi mbi 70 mijë aplikime për banesa, edhe për shkak të besimit të rritur, pasi kemi mbajtur fjalën. Huatë janë në bazë të kapaciteteve fiskale të qeverisë. Kemi bashkëpunuar me Bankën Europiane të Investimeve për rindërtimin. Do aprovohet kredia e butë.”- tha Ahmetaj.

Ai shtoi se deri tani kanë përfunduar 25 shkolla nga rindërtimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *