Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja franceze i quan të çuditshme zgjedhjet e 30 qershorit, shigjeton edhe kolegët e saj


Ambasadorja franceze në Tiranë, Vasak, i ka quajtur të çuditshme zgjedhjet e 30 qershorit në Tiranë.

Në fjalën e saj në Festën Kombëtare të Francës, në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave, Vasak tha ndër të tjera se shumë të rinj po largohen nga vendi përgjithmonë dhe nuk duan të kthehen më këtu.

‘Ku po shkon Shqipëria dhe rinia e saj, pak ditë pas zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetje që dua të ngre publikisht. Pse largohet rina nga Shqipëria apo çfarë e shtyn atë ta bëjë këtë dhe pse duan të largohen përgjithmonë?’ – tha Vasak.

Ajo ka shigjetuar edhe kolegët e saj ambasadorë në Tiranë, duke thënë se diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur e shoqëruar por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *